Ronaldo fshin dy golat, mesazh Interit pas fitores

19 Janar 2020
23:03
Eraldo Harlicaj
back button

Heroi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, foli pas ndeshjes së fituar kundër Parmës me rezultatin 2-1, falë golave të tij. “E rëndësishme ishte të fitonim. Lazio fitoi, Interi barazoi dhe ne duhet të thellonim diferencën me zikaltrit. Ndeshja ishte e vështirë, Parma është ekip shumë i mirë dhe na e bëri të vështirë. 

“Golat? Jam i gëzuar që ndihmova ekipin me dy gola, e rëndësishme është të marrim 3 pikët në fund. Parma u shfaq e rrezikshme në pjesën e dytë, ndërsa ne ishim pak nervozë. Në fund arritëm të merrnim rezultatin e duhur”, – tha Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit