Ronaldo gjen ngushëllim në Itali, shpallet më i miri në Serie A

3 Dhjetor 2019
8:57
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë i Serie A në sezonin e kaluar. Të hënën, kur Leo Messi merrte të gjashtin “Top të Artë” në Paris dhe e parakalonte në këtë drejtim, portugezi triumfonte në Milano, në shpërndarjen e çmimeve të sezonit që shkoi në Itali. Juria e “Gran Galà del Calcio”, e përbërë nga lojtarët dhe trajnerët e 20 skuadrave të Serie A, e ka shpallur “7” e Juventusit më të mirin, duke e ngushëlluar disi, pas dështimit në “Topin e Artë” të këtij viti, ku përfundoi i treti, mbas Leo Messi të Barcelonës dhe Virgil Van Dijk të Liverpool. 

Portugezi preferoi të shkonte në Milano për të marrë çmimin e futbollistit më të mirë në Itali, sesa të fluturonte për në Paris, ku lartësohej rivali i vet më i madh. Atalanta u përzgjodh si skuadra më e mirë, Gasperini si trajneri më i mirë. Këtu është top-formacioni i Serie A, sezonin kaluar: Handanovic, Cancelo, Koulibaly, Chiellini, Kolarov, Barella, Pjanic, Ilicic, Ronaldo, Zapata, Quagliarella.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit