Ronaldo i bën “puçin” Realit, detyron shokun të firmosë me Juven

20 Janar 2019
12:20
back button

Cristiano nuk dorëzohet për të realizuar kalimin e Marcelos te Juventus. Që nga koha kur portugezi nënshkroi për bardhezinjtë verën e kaluar, një nga obsesionet e tij është që të bëjë mbrojtësin 30-vjeçar të Realit që të ndjekë hapat e tij. Të dy kanë një miqësi të madhe dhe komunikimi i tyre është i pandërprerë. Ata flasin rregullisht dhe portugezi përpiqet ta bindë atë për të shkuar te Juventus.

Në fillim, muaj më parë, Marcelo nuk e mendonte këtë mundësi. Kapiteni i dytë i “los blancos” rinovoi kontratën e tij deri në  vitin 2022, në shtator 2017 dhe asokohe tha: "Madridi ka qenë shtëpia ime e dytë dhe unë dua ta mbyll karrierën këtu". 

Sidoqoftë, ngjarjet e fundit kanë ngjallur dyshime te Marcelo. Solari e ka lënë jashtë formacionit bazë në dy ndeshjet e fundit (ai nuk ka luajtur asnjë minutë), duke paralajmëruar një lojtar të frikshëm si Marcelo. Megjithatë, gabimet e tij në mbrojtje janë kthyer në makth për ekipin dhe braziliani ka rënë në lumin e kritikave.

Aq sa ai u vërshëllye nga tifozët në ndeshjen kundër Real Sociedadit, kur ai dështoi në golin e parë të pësuar. Kjo ka ndikuar tek ai dhe i ka dhënë shpresë Ronaldos, i cili ende është i vendosur të bashkohet me të tek Juventus.

Ekipi italian tashmë është blinduar në krahun e majtë, pasi rinovuan në dhjetor me Alex Sandro deri në vitin 2023. Përveç kësaj, De Sciglio mund të luajë në atë pozicion. Megjithatë, ata duan një futbollist të klasit të parë për të rritur më tej nivelin e skuadrës edhe më shumë. Dhe ai futbollist është Marcelo.

Operacioni, në çdo rast, nuk është i thjeshtë. Pavarësisht performancës së ulët që ofron ai këtë sezon, Marcelo është një lojtar i rëndësishëm për Realin. Për këtë, Perez nuk do të ulej farë në tavolinë për të negociuar. Prandaj, në mënyrë që operacioni të përparojë, duhet të jetë vetë lojtari që shpreh dëshirën e tij për t'u larguar nga klubi dhe këtë dëshirë po e nxit gjithmonë e më shumë Cristiano Ronaldo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit