Ronaldo i burgosur i Ten Hag: çfarë po ndodh

4 Tetor 2022
20:11
Denis Hakanaj
back button

Qëndrimi në stol gjatë derbit të Mançesterit – një makth i vërtetë për Ten Hag dhe për të gjithë Djajtë e Kuq – Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë si i ndarë në shtëpi pikërisht në klubin që e pa atë të transformohej në një nga lojtarët më të mirë në botë.

Portugezi tani gjen hapësirë ​​në formacionin titullar vetëm në ndeshjet e konsideruara ‘të vogla’, siç janë sfidat në Europa League, të paktën në këtë fazë të parë të sezonit.

CR7 tani konsiderohet si rezervë e Marcus Rashford, por ka qenë Anthony Martial që zëvendësoi xhevahirin anglez ndaj City-t, me francezin që realizoi edhe një dygolësh të padobishëm kur ndeshja tashmë ishte e humbur.

E pra, përkundër gjithë kësaj, trajneri ten Hag nuk ka dëshirë ta largojë kampionin portugez. Portali ESPN e mbështet me siguri këtë, duke shpjeguar arsyet e kokëfortësisë së ish-trajnerit të Ajax-it.

Pas blerjeve milionere të Antony dhe Casemiro, në fakt, familja Glazer duket se i ka bërë të ditur trajnerit se nuk do të bëjë asnjë shpenzim në merkaton e janarit.

Pra, nëse Ronaldo do të shitej, Mançesteri nuk do të mund të blinte askënd, të paktën të një niveli të caktuar, për të zëvendësuar portugezin.

Nëse skenari i supozuar nga ESPN realizohet, Ronaldo do të ishte sërish i burgosur i klubit të tij. Pasi kishte bërë shumë – edhe pse për një pagë të pasur, sigurisht – për t’u kthyer në ‘shtëpi’, CR7 do të duhej të mjaftohej duke kaluar një sezon të tërë në stol.

Gjithmonë nëse tekniku holandez nuk ndryshon mendje dhe vendosë t’i gjejë një hapësirë ​​në sulmin e Djajve të Kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit