Ronaldo e shkatërron zviceranin me dy lëvizje (VIDEO)

7 Qershor 2019
13:38
back button

Portugalia fitoi 3-1 ndaj Zvicrës, falë tre golave të Cristiano Ronaldos, që e kualifikuan për në finalen e Nations League.

Një mbrëmje magjike për sulmuesin e Juventusit, që preku majën e performancave të tij, duke shkëlqyer përgjatë 90 minutave në fushën e lojës.

Përveç tre golave që shënoi, Ronaldo tërhoqi vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv me një lëvizje të bukur ndaj mbrojtësit anësor Kevin Mbabu, të cilin e turpëroi botërisht. Jo vetëm që e dribloi dhe e hodhi zvarrë, por ia kaloi topin edhe mes këmbëve duke vijuar me hapësirën e nevojshme aksionin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit