Ronaldo ishte vetëm fillimi, Juventus përgatit 4 “bomba” të tjera

7 Dhjetor 2018
13:12
Denis Hakanaj
back button

Juventus nuk është kurrë e ngopur. Njerëzit e merkatos së bardhezinjve nuk kanë ndërmend ta ndalin punën e tyre dhe vazhdojnë të bdjekin plot katër objektiva për sesionet e ardhshme të merkatos, të dimrit dhe të verës.

Blerja e Cristiano Ronaldo-s ishte vetëm fillimi. "Zonja e Vjetër" kërkon të dominojë edhe në Europë, por për ta bërë këtë duhen më të mirët. Triumfi në Itali nuk mjafton më. Plani për të fituar Champions League është i thjeshtë: revolucion dhe lojtarë me peshë.

Përveç Paul Pogba, emri i të cilit është përmendur shpesh kohët e fundit për një kthim tek Juventus, ka lojtarë të tjerë që kampionët e Italisë në fuqi kanë vënë në shënjestër. Sipas "Tuttosport", në fakt, Marcelo dhe Isco janë në krye të listës së dëshirave të bardhezinjve.

Emri i katërt, por jo për nga rëndësia, është ai i qendërmbrojtësit të ri të Ajax-it, De Ligt. Juventus është vënë prej muajsh në gjurmët e19-vjeçarit dhe duket se është në avantazh ndaj konkurrencës falë Mino Raiola-s.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit