Ronaldo kryen ekzaminimet mjekësore, tifozët në delir. Shikoni videot

26 Korrik 2021
11:22
Alfred Lleshi
back button

Kampi trajnues i Juventusit filloi më 14 korrik, ndërsa pesë lojtarë nga ekipet kombëtare u kthyen sot, të tjerët do të mbërrijnë më vonë. Të fundit që pritet të vihen nën urdhërat e trajnerit Allegri janë axurrët, që po pushojnë pas triumfit në “Euro 2020”.

Sidomos mbërritja e Cristiano Ronaldos është pritur me entuziasëm të madh nga tifozët bardhezinj. Ylli portugez, ashtu si “legjionarët” e tjerë që janë bashkuar sot në stërvitje, kanë kaluar fillimisht vizitat mjekësore dhe pastaj do të jenë gati për “Allegri bis”. Përgatitjet për sezonin e ri tashmë do të kenë ritëm tjetër, me grupin edhe më të plotësuar.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit