Ronaldo, Lukaku, Piatek? Jo, në Serie A surpriza është një dështak! (VIDEO)

16 Shtator 2019
19:41
back button

Cristiano Ronaldo? Duvan Zapata? Piatek? Apo Romelu Lukaku? Asnjë nga këta! Kryesimin e renditjes së golashënuesve, për momentin, e mban një dështak, që këtë sezon e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshmë, duke shënuar 5 gola në tre ndeshjet e para të kampionatit, edhe pse në realitet këtë shifër e arriti me trigolëshin ndaj Sampdorias dhe dy golat ndaj Roma-s, pasi Berardi ka vetëm 2 ndeshje që luan!

Po flasim për “premtimin e përjetshëm”, atë që duhet të vlente 50-60 mln euro, por që askush nuk e mori dhe u fut në një tunel pesimizmi mes dëmtimeve. Domenico Berardi ishte ndër më premtuesit e Italisë, përpara katër vitesh, teksa Juventusi ishte duke e marrë, Milani dhe Interi bënë tentativa, por edhe ekipe nga jashtë.

Në sezonin 2014-2015 shënoi 15 gola ndërsa një vit më parë e mbylli me 16 gola. Më pas, rënia drastike! Tani, pesë gola dhe maja e renditjes, edhe pse janë luajtur vetëm 3 ndeshje! Ndoshta, rasti “Quagliarella” vjet mund të ripërsëritet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit