Ronaldo “mban peng” merkaton e Juventusit, ja dëshirat e Allegrit

25 Qershor 2021
11:25
Alfred Lleshi
back button

Të kesh ide të qarta ndonjëherë nuk është e mjaftueshme, por gjithnjë ndihmon. Merkatoja e futbollit është e paparashikueshme. Pastaj, nëse filloni me një variabël të tillë detyrues si ai i përfaqësuar nga Cristiano Ronaldo, do të thotë se te Juve është veçanërisht e vështirë të përcaktohet një strategji e vetme tregu. Massimiliano Allegri e di shumë mirë se çfarë nevojitet. Një qendërsulmues, për shembull. Kjo është një nga siguritë e pakta të tregut të Juventusit, së bashku me dëshirën për t’i shkuar deri në fund pistës Manuel Locatelli.

Juventusi i ri i Allegrit do të ketë Dybala, Morata, një sulmues tjetër plus Ronaldon ose si alternativë dy sulmues të tjerë. Përparësia shkon te një qendërsulmues i pastër, i cili mungon në çdo kombinim aktualisht. Me CR7 ende në borderotë e bardhezinjve, me koston e tij prej gati 90 milionë, po punohet për zgjidhje të qëndrueshme. Gjithçka ndryshon qartë në rast se Ronaldo do të thoshte lamtumirë: në atë pikë do të kishte kufij, jo vetëm ekonomikë, për të ndryshuar ingranazhet në merkato dhe për të provuar të paktën një goditje të madhe.

Në atë pikë, dikush mund të përshpejtojë dhe parashikojë shtytjen drejt Dusan Vlahovic, tani për tani i konsideruar i patransferueshëm nga Fiorentina. Një tjetër njohje e vjetër ka dalë në skenë, Mauro Icardi. Ai mund të bëhet objektiv aktual bardhezi, njësoj si Gabriel Jesus apo Antoine Griezmann. Megjithatë, këto emra të mëdhenj mbahen peng nga Ronaldo. Sidoqoftë, në çdo rast, një qendërsulmues është i nevojshëm, Allegri e do atë, Cherubini po e kërkon…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit