Ronaldo mbush 43 vjeç, ja çfarë kanë thënë yjet e tjerë për të

18 Shtator 2019
10:49
Alfred Lleshi
back button

Futbolli njeh dy Ronaldo, këtë aktualin, që ende po mahnit botën me klasin e tij, yllin portugez të Juventusit; por më herët ka bërë të njëjtën gjë edhe “Fenomeni”. Me siguri, të gjithëve iu kujtohet Ronaldo Luís Nazário de Lima, sulmuesi i paparsëritshëm i kombëtares së Brazilit, kampion bote me të, që ka luajtur në nivel klubesh edhe me Barcelonën, Real Madridin, Interin, Milanin. 

Sot, ai mbush 43 vjeç, ndaj mediat më të rëndësishme të globit e kanë nënvizuar në mënyra të ndryshme këtë fakt. Ne po ju kujtojmë vlerësimet që kanë bërë yje të tjerë për “Fenomenin”, i cili lindi më 18 shtator 1976 në Rio de Janeiro të Brazilit.

Lionel Messi: “Ronaldo ishte heroi (idhulli) im. Ai ishte sulmuesi më i mirë, që kam parë ndonjëherë”.

Zlatan Ibrahimovic: “Ronaldo është më i madhi. Nuk ishte askush si ai”.

Zinedine Zidane: “Pa hezitim, Ronaldo është lojtari më i mire, me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Ai kishte një marrëdhënie unike me topin. Është numri një”.

Ja dhe diisa statistika pikante mbi legjendën e futbollit brazilian: Ai shënoi 414 gola në 616 ndeshje dhe e fitoi Kupën e Botës dy herë. Po ashtu, e fitoi “Topin e Artë” dy herë. E theu rekordin botëror të transferimeve dy herë, para se të ishte 21 vjeç. Shënoi mbi 200 gola deri në moshën 23-vjeçare. Bazuar në kursin e monedhës, ai do të ishte lojtari më i shtrenjtë në histori, me vlerësimin 433 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit