Ronaldo mund t’u thotë lamtumirë makinave luksoze, këto janë rregullat e Rangnick

1 Dhjetor 2021
15:38
Alfred Lleshi
back button

Me ardhjen e Ralf Rangnick te Manchester United, gjërat mund të ndryshojnë radikalisht. Trajneri i ri i përkohshëm, sipas shtypit anglez, do të ishte gati t’i impononte skuadrës angleze të njëjtat rregulla si kur ishte te Leipzig. Zero shpërqendrim për lojtarët, duke filluar nga makinat.

Çfarë do të thotë kjo? Pjesëtarët e skuadrës gjermane ishin të detyruar të vozisnin, gjatë ditëve të javës dhe për rrjedhojë edhe të shkonin në stërvitje, vetëm makina të kompanisë sponsorizuese. Kush e di se çfarë do të mendojë Cristiano Ronaldo, i cili ka aq shumë “bizhuteri” në garazhin e tij, saqë mund të përballojë të ngasë një makinë si gjithë të tjerët sa herë që del nga shtëpia.

Ne ende nuk e dimë nëse këto rregulla do të aplikohen edhe te Manchester United, por nëse kjo ndodh, CR7 mund të tërbohet fare. Pasioni i tij për makinat luksoze, ekskluzive dhe të personalizuara është tashmë i njohur, siç është e njohur edhe flota e makinave që mbushin garazhin e tij, me vlerë të pabesueshme (bashkë me Bentley-n e sapo blerë) prej 17 milionë euro.

Le të kthehemi te Rangnick. Arsyeja pas këtij imponimi do të ishte dëshira për të eliminuar çdo lloj shpërqendrimi për lojtarët. Dhe makinat e CR7, sigurisht që janë të tilla, shpërqendruese, marramendëse.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit