Ronaldo nuk kursen asnjë shpenzim për ditëlindjen e Georgina. Surpriza e çmendur, detajet e festës

28 Janar 2023
15:22
Alfred Lleshi
back button

Gëzuar ditëlindjen Georgina Rodriguez! E dashura e Cristiano Ronaldos, më 27 janar mbushi 29 vjeçe. Së bashku me pesë fëmijët e tyre, çifti festoi në Riad, ku u shpërngulën pasi kampioni portugez u “rekrutua” nga Al-Nassr.

Sulmuesi zgjodhi të ngrinte dolli me këtë rast në restorantin armen “Lavash” në “The Boulevard”, ku organizoi një surprizë shumë romantike për gjysmën e tij më të mirë. Sigurisht, pa kursyer shpenzimet. Georgina u shfaq në festën e saj me një fustan të bardhë të ngushtë dhe taka të larta.

Georgina u prit me një buqetë të madhe lulesh të bardha dhe një tortë ditëlindjeje me tri nivele, me dizajne lulesh dhe shkronja ari “Gëzuar ditëlindjen”, në portugalisht. Në sfond edhe mesazhi: “Gëzuar ditëlindjen Georgina”.

Të shpërndara nëpër dhomë ishin disa fotografi të ditëlindjes dhe tullumbace të shumta të bardha, disa në formën e një 29, të tjera në formën e një G. Nuk mungonin qirinjtë, të cilët jepnin një atmosferë edhe më magjike. Të pranishëm ishin edhe dy muzikantë, njëri në violinë ndërsa tjetri në oud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit