Ronaldo nuk njeh moshë. Numra monstruozë, ai nuk ndalet kurrë…

13 Korrik 2020
14:47
Alfred Lleshi
back button

Juventusi edhe vuan, Cristiano Ronaldo, padyshim që jo. Ky është morali i dy ndeshjeve të fundit të luajtura nga “Zonja e Vjetër”, e ndalur nga Milani dhe Atalanta. Ekipe kundër të cilëve kampioni portugez, për ndryshim nga bardhezinjtë, nuk i ka humbur zakonet e tij të mira. CR7 është duke shijuar një moment të madh: 32 gola në sezon, 18 prej të cilëve i ka realizuar në vitin 2020.

Numra monstruozë, që automatikisht vendosin themelet për arritjen e ojektivave individuale ekstra-luksoze. Thjesht mendoni, për shembull, klasifikimin e golashënuesve, me Immobile në krye, që duhet arritur. Portugezi mendon seriozisht për “Këpucën e Artë” në Serie A. Me pak fjalë, motivimin e ka të madh, edhe nëse titulli kampion sigurohet së shpejti matematikisht.

Ylli portugez ka dëshmuar se di ta thotë me të madhe fjalën e tij midis ligës përkatëse dhe Champions-it, kudo ka luajtur. Për sa i përket hegjemonisë italiane, falë frenimit të konkurrentëve të drejtpërdrejtë, “Këpuca e Artë” është tani më afër. Ndërsa në Europë, që ka mjaft rëndësi, duke marrë parasysh shfaqjet e fundit të “Zonjës së Vjetër”, objektivat e mëdhenj mund të përfaqësojnë fatkeqësi dhe iluzion.

Bardhezinjtë, në të vërtetë, në ndeshjet më të fundit kanë treguar kufij të dukshëm strukturorë, të cilët, me fjalë të thjeshta, dëshmojnë se grupi ende nuk flet gjuhën e Maurizio Sarrit. Kjo nënkupton se kufijtë për përmirësim nuk mungojnë. Qëllimi madhor i Juventusit është Champions-i. Cristiano Ronaldo zbarkoi në Torino për të provuar të prishë agjërimin në këtë kompeticion. Ai, së bashku me Leo Messi, përfaqësojnë diçka unike në një shkallë globale.

E pamundura mund të bëhet e mundur dhe magjike, falë portugezit. Tifozët e Juventusit e panë ardhjen e tij në funksion të suksesit jashtë Italisë, në emër të ideve dhe mbi të gjitha, largpamësisë. E gjitha kjo, duke u mbështetur në yllin luzitan. Në sezonin e parë në Itali, CR7 pati një rrugëtim të pazakontë: 43 ndeshje dhe 28 gola. Sigurisht, këto shifra duhen kontekstualizuar në raport me moshën, tashmë 35-vjeçare, por në terma të përgjithshëm del e qartë sesi ndryshimi teknik ka ruajtur pjellorinë e dikurshme te Real Madridi.

Sarri tentoi ta aktivizonte si sulmues qendror, një eksperiment i dështuar në tërësinë e tij. Në moshën 35 vjeç, të mendosh për karrierën e tretë është një gjë e mirë dhe e duhur, madje edhe më shumë duke marrë parasysh peshën specifike të personit në fjalë. Tani për tani ai është i përqendruar te ngjarjet aktuale. Duke menduar për Sassuolo. Një mundësi për gola të tjerë, duke i bërë presion rivalit kryesor të “Këpucës së Artë” në Serie A, Ciro Immobile.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit