Ronaldo përlotet në tribunë, fajin e ka kori i tifozëve të Al Nassr (video)

1 Mars 2024
13:51
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldon e pamë me lot në sy, në tribunë, gjatë ndeshjes së fundit të Ligës Pro Saudite. Sulmuesi portugez ishte skualifikuar për një ndeshje, pas gjestit të konsideruar “imoral” ndaj tifozëve të Al Shabab. Kësisoji, CR7 e përjetoi ndeshjen mes Al-Nassr dhe Al Hazm vetëm nga tribuna, si tifoz.

Ndeshja përfundoi 4-4, me golin e barazimit final të shënuar me penallti nga ish-lojtari i Liverpool, Sadio Mané. Ronaldo u prek në minutën e 7-të të lojës (referencë për numrin e tij historik të fanellës), kur stadiumi filloi të brohoriste emrin e tij në kor. Kamerat e shfaqën portugezin dukshëm të emocionuar. Ronaldo i ka përshëndetur dhe falënderuar fansat duke ngritur krahët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit