Ronaldo probleme me ligjin, Cristiano Jr gabon në Portugali

13 Korrik 2020
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

Cristiano Ronaldo do të ketë sërish probleme me ligjin. Nuk bëhet fjalë për akuza të rënda, apo ish-të dashurat e tij, por për djalin e tij Cristiano Jr. Ky i fundit është parë në Portugali duke bërë xhiro me një Jet Ski.

10-vjeçari ka qenë në drejtim të mjetit i vetëm, por diçka e tillë nuk lejohet nga policia e Portugalisë. Cristiano Jr po bën pushime në Madeira së bashku me gjyshen dhe hallat e tij. Djaloshi shihet duke bërë qejf, por në kundërshtim me ligjet.

Motra e Ronaldos, Elma, publikoi videon në rrjetet sociale. Pamjet u fshinë menjëherë, por mjaftuan për të vënë në lëvizje uniformat blu të policisë. Shefi i policisë së Madeiras, Guerreiro Cardoso, foli në lidhje me diçka të tillë dhe konfirmoi lajmin për mediat. Ronaldo do të detyrohet të paguajë një gjobë nga 268 paund deri në 2688 paund, shifër e papërfillshme nga uniformat blu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit