Ronaldo reagon nga karantina, kujt i drejtohet mesazhi filozofik dhe i koduar?!

16 Tetor 2020
13:34
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo doli pozitiv me Covid-19, teksa ishte i grumbulluar me kombëtaren portugeze. Pastaj fluturoi me avion privat drejt Italisë, për ta kryer atje karantinën, sikurse e kërkon protokolli përkatës mjekësor. Ai, bashkë me pesë shokë të tjerë bardhezinj, është vënë nën akuzë se kanë thyer rregullat e pandemisë para se të shkonin në kombëtaret respektive, ndaj edhe po hetohen. Vetë ministri i sporteve në Itali tha dje se CR7 e ka shkelur protokollin, çka mori kundërpërgjigje të ashpër nga “Zonja e Vjetër”.

Sot, përmes një statusi filozofik në rrjetet sociale, ka reaguar edhe vetë 35-vjeçari, që “bëhet i gjallë” pas daljes pozitiv. Foton buzë një pishine të mbyllur, ku ekspozon muskujt, Ronaldo e shoqëron me këtë status: “Mos lejo që ajo që nuk mund të bësh të futet në rrugën e asaj që mund të bësh…” Një mesazh i koduar, që mund të ketë shumë destinacione. Dekriptimi mbetet në dorën e gjithkujt, sepse pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është treguar me të vërtetë enigmatik kësaj here.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit