Ronaldo shfaqet kudo, edhe në ambalazh hashashi!

15 Dhjetor 2018
12:15
back button

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, përkrah Lionel Messi-t, dhe ka një reputacion të jashtëzakonshëm anembanë botës dhe sidomos në rrjetet sociale, me 148 milionë ndjekës në Instagram.

Në Marsejë një shpërndarës kanabisi duket se është adhurues i madh i numrit 7 të Juventusit, sepse policia u befasua kur zbuloi në shtëpinë e tij gjysmë kilogrami hashash me një detaj habitës: pakot e drogës kishin etiketë me fotografi të Ronaldos.

Nuk dihet saktë arsyeja pse pakot kishin Ronaldon të stampuar, por ndoshta edhe për t'i diferencuar si malli më i mirë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit