Ronaldo “tronditi” botën me Rolex-in e tij gjysmë milioni euro

11 Janar 2020
12:50
Alfred Lleshi
back button

Cristiano Ronaldo ka ndezur përsëri polemika ditët e fundit me një model ore “GMT-Master II Ice”, me ar të bardhë dhe diamante. I njohur për dashurinë e tij për makinat luksoze dhe orët e shtrenjta, “thesari” i tij i fundit ka një çmim afërsisht gjysmë milioni euro. Është një nga më të shtrenjta, të prodhuara ndonjëherë nga Rolex.

Pasioni i Cristiano Ronaldos për orët nuk njeh kufij. Ne kemi parë paraqitjen e tij në Dubai, gjatë një konference sportive ndërkombëtare, ku ylli portugez ekspozoi blerjen më të fundit, një “GMT-Master II Ice”. Ashtu siç ndodh shpesh me Cristiano Ronaldon, ne flasim për një orë që e tejkalon normën, pasi është njëra nga më të shtrenjtat e prodhuara ndonjëherë nga “Rolex”. Firma zvicerane nuk i jep çmimet e referencave të saj më ekskluzive, megjithëse spekulohet se ora në fjalë mund të kushtojë rreth 500 mijë euro. Kjo shifër e lartë vjen për shkak se është bërë tërësisht prej ari të bardhë, vishet me diamante 30-karatësh.

“GMT-Master II Ice” bashkohet me listën e gjërave të tjera të mrekullueshme e të kushtueshme, që CR7 ka pasur në zotërim gjatë karrierës së tij sportive. Ndër më spektakolaret janë “Imperial Tourbillon”, një edicion unik i “Franck Mullercuyo”, i vlerësuar rreth 1.5 milionë euro. Kjo orë u zgjodh nga Ronaldo për prezantimin para mediave si lojtar i ri i Juventusit. Përveç kësaj, portugezi ka qenë ambasador për kompanitë e orëve, si “Jacob & Co” dhe “TAG Heuer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit