Ronaldo turpëron shokun e skuadrës dhe më pas feston si i çmendur (Pamjet)

5 Tetor 2022
15:23
Denis Hakanaj
back button

CRISTIANO RONALDO është argëtuar në stërvitje dhe ka vënë në siklet një nga shokët e skuadrës, të cilit ia ka kaluar topin mes këmbëve.

Sulmuesi legjendar duket se e ka harruar zhgënjimin e derbit të humbur 6-3 kundër Manchester City-t pasi është lënë në stol nga trajneri Ten Hag.

Megjithatë, Ronaldo shpreson se do të fitojë një vend në formacion kur United të udhëtojë në Qipro për ndeshjen e tyre në Europa League kundër Omonias të enjten.

Dhe në stërvitje ai tregoi aftësitë e tij me një gjest ‘alla Ronaldinho’ ndaj shokut të skuadrës Lisandro Martinez. Gjatë një seance të njohur si ‘Rondo’, mbrojtësi u përpoq të rifitonte topin përpara se Ronaldo t’ia kalonte atë nëpër këmbë.

Ronaldo më pas festoi në mënyrë të papërmbajtshme pas sikletit të vogël që i shkaktoi shokut të ekipit.

37-vjeçari shënoi golin e tij të parë të sezonit nga penalltia kundër FC Sheriff në ndeshjen e fundit europiane të Djajve të Kuq.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit