Ronaldo u nderua me skulpturë, Messi-t i dedikohet një magji artistike

26 Dhjetor 2018
19:04
back button

Referuar raportimeve të besueshme nga media spanjolle “Marca”, madhështori argjentinas Lionel Messi është bërë subjekt i një prej koncerteve më të mirëpritur të fundvitit. Njëri prej kompozitorëve më të famshëm, Daniel Pacitti, ka krijuar një punë muzikore fantastike dedikuar njërit prej më të mirëve në historinë e futbollit botëror. Vetë kompozitori i famshëm ka sqaruar arsyen pse i ka dedikuar këtë koncert yllit të Barcelonës, Messi.

“Për magjinë e tij të jashtëzakonshme dhe për virtytet supernatyrale, për lojën e tij fantastike dhe profesionalizmin e manifestuar, për cilësitë e tij ekzemplare shpritërore dhe përultësinë”, lexohet në sqarimin e kompozitorit, që vijon: “Ne e dedikojmë këtë tribute njërit prej yjeve sportivë më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Lionel Messi”.

Pjesa muzikore përbëhej nga tri akte të emërtuara: Arrabal, Remembranzas dhe Tangool. Ajo u performua në koncertin e Criollo dhe orkestra u udhëhoq nga vetë Pacitti në nderim të futbollistit fantastik. Një dedikim të cilin ylli argjentinas i Barcelonës, me dominimin prej jashtëtokësori që i ka bërë botës së futbollit, e meriton plotësisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit