Ronaldo vazhdon me rekorde, por Manchester United regjistron shifrën e errët me Solskjaer!

14 Shtator 2021
22:40
Telesport
back button

Manchester United i Ole Gunnar Solskjaer vazhdon të hasë vështirësi në Ligën e Kampionëve, pasi sonte është humbja e shtatë në njëmbëdhjetë ndeshje që kur ai ka marrë drejtimin e “Red Devils”.

Rreth 13% e humbjeve totale të klubit (54) në këtë kompeticion erdhën nën drejtimin e menaxherit norvegjez pavarësisht se ai ka qenë në krye në vetëm 4.8% të ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kampionëve (gjithsej 231) nga Djajtë e Kuq në historinë e tyre…

Për të dëshmuar më tej vështirësitë e anglezëve duhet theksuar edhe numri i goditjeve drejt portës së kundërshtarit këtë mbrëmje: vetëm dy, numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në 138 ndeshjet e Ligës së Kampionëve të analizuara nga Opta nga 2003-2004 deri më sot.

Me golin e shënuar sonte kundër Young Boys Cristiano Ronaldo ka nënshkruar golin e tij të 63 -të, në 68 paraqitje, në Ligën e Kampionëve që kur mbushi 30 vjeç.

Asnjë futbollist tjetër mbi 30 vjeç nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë. Goli i tij, megjithatë, nuk e ndihmoi Manchester United për të mposhtur ekipin zviceran.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit