Ronaldo zemërmadhi, gjesti ndaj Matuidi po bën xhiron e botës…

16 Dhjetor 2019
10:23
Alfred Lleshi
back button

Në Juventus-Udinese e ka “stampuar markën” e tij me një dopietë, por Cristiano Ronaldo ka treguar se nuk është thjesht një golashënues me teknikë të pastër. Portugezi u shfaq me një gjest të bukur në pjesën e dytë, kur mori shiritin e kapitenit nga Gonzalo Higuain (i cili, nga ana e tij e kishte marrë atë prej Leonardo Bonucci), i zëvendësuar në minutën e 81-të nga Douglas Costa.

Ronaldo, me një xhentilesë të qartë i befasoi të gjithë, duke ia dorëzuar shiritin e kapitenit Blaise Matuidi nga respekti për hierarkitë e brendshme, që e shohin francezin përpara tij në këtë drejtim, për arsye të dukshme të një “militantizmi” më të madh, pasi ka mbërritur në Torino një vit më parë se ish-ylli i Real Madridit. Pastaj, Matuidi dëshironte ta falënderonte shokun e tij të skuadrës, duke e lartësuar luzitanin në profilet e tij sociale: “Klas botëror! Faleminderit për këtë nder”!

Rikthim i plotë për Ronaldon, pas dopietës, që e lejoi atë të arrijë kuotën 9 gola në Serie A, ose 11 gola në të gjitha garat, për këtë sezon, duke konfirmuar ndjenjën e shkëlqyeshme me dhjetorin, që është muaji i tij më i frytshëm si bomber.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit