Ronaldo zhgënjen në fushë, por Georgina i mahnit të gjithë nga shkallët e stadiumit

28 Shtator 2022
17:40
Denis Hakanaj
back button

GEORGINA RODRIGUEZ mahniti me një fustan jeshil në tribunë gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Spanjës, por ajo nuk mund ta frymëzonte Cristiano Ronaldo-n të arrinte një fitore.

28-vjeçarja u pa në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes së Nations League. Pavarësisht mbështetjes së saj, Ronaldo dhe shokët e tij u mundën 1-0.

Georgina shikonte nga tribuna, duke mahnitur me një fustan të ngjitur pas trupit. Ajo ndoqi një ndeshje që ishte pa gola deri në minutat e fundit, kur spanjolli Alvaro Morata shënoi pak para fundit të 90 minutave.

Ish-sulmuesi i Chelsea-t realizoi në minutën e 88-të pas një asisti nga Nico Williams. Fitorja do të thotë që Spanja parkaloi Portugalinë në vendin e parë në Grupin B dhe u kualifikuar në gjysmëfinalet e Nations League.

Portugalia mund të presë me padurim Kupën e Botës, që tani është vetëm disa javë larg. Një barazim kundër Spanjës do t’i kishte çuar në finale. Ka qenë një javë veçanërisht e vështirë për Ronaldo-n, i cili mbetet ylli i spektaklit.

Pas një përpjekjeje të dështuar për t’u larguar nga Old Trafford gjatë verës, ai po lufton për të siguruar një vend në formacionin titullar të Erik ten Hag.

Super ylli deri më tani është aktivizuar nga minuta e parë vetëm në Europa League, por do të shpresojë të jetë në formacion në derbin e Manchesterit të kësaj fundjave.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit