Ronaldos iu mohua “Topi i Artë”, drejtuesi i Juventus ka një mesazh mbi vlerësimin

2 Dhjetor 2019
22:58
back button

Prezent në Milano me rastin e ceremonisë “Gran Galà të Futbollit AIC”, drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici u shpreh ndër të tjera për mediat edhe për trofeun e “Topit të Artë” të fituar nga Lionel Messi, rivali historik i Cristiano Ronaldos.

“E kemi thënë gjithmonë: mendojmë se meritonte ta fitonte Cristiano Ronaldo. Pastaj në këto çmime, klasifikimet janë gjithmonë të diskutueshme. Moment i vështirë? Për mua nuk duket ashtu”. 

“Sikurse e dini, ka qenë jashtë për një periudhë dhe duhet ta falenderojmë sepse është vënë gjithmonë në dispozicion të trajnerit. Madje edhe në një pozitë jo optimale. Nuk ka mundur të stërvitet për një periudhë, është normale që të ketë një moment jo në formë optimale”, citon “Tuttomercatoweb”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit