UFC

Ronda Rousey: WWE një parajsë, në ring ndihem mirë, kafazi nuk më mungon

Prej 8 muajsh është bërë pjesë e World Wrestling Entertainment (WWE) por Ronda Rousey ndihet mjaft mirë në sportin e saj të ri. Ish-ikona e UFC-së, që për vite me radhë bënte ligjin në artet marciale mikse, duke mposhtur rivalet e saj në kafaz, tani ka nisur një aventurë të re në ring. “Mendoj se u largova në momentin e duhur, madje mund të kasha ikur edhe më herët. WWE është një parajsë e re për mua, ku kam rigjetur dëshirën për të vazhduar atë që dëshiroj më shumë, të argëtoj publikun”, u shpreh Ronda Rousey.

Ndihem mirë në ring”, shton Rousey, që mban edhe titullin në WWE-Raw, sport ku deri më tani nuk ka asnjë humbje. “Ky është një sport që e kam dashuruar që e vogël, ndaj jam e kënaqur që jam pjesë e tij tani. Stërvitem fort dhe përgatitem gjithnjë për çdo event ku marr pjesë, anembanë botës. Ky ishte një shans i artë, që nuk doja ta humbisja në asnjë mënyrë, ndaj jam e lumtur. UFC-ja dhe kafazi nuk më mungojnë, tashmë ai sport i përket së shkuarës. Më vjen mirë që po krijoj personalitetin tim edhe në WWE, ku shpresoj të vazhdoj gjatë”, tha Rousey.

Më shumë nga UFC