Rooney befason me dëshirën e tij, ja ku synon ta shikojë Paul Pogba

21 Mars 2019
9:27
Alfred Lleshi
back button

Wayne Rooney thotë se Paul Pogba do të ishte një "bonus i madh" në MLS dhe shpreson që një ditë ta shohë ish-shokun e Manchester United të ndjekë gjurmët e tij, duke luajtur në Amerikë. Ish-kapiteni i Anglisë e bëri një lëvizje të tillë në vitin 2018, kur lidhi kontratë me D.C. United.

Në moshën 33-vjeçare, ai nisi të luajë në SHBA. Në sezonin debutues atje shënoi 12 gola, ndërsa sezoni aktual e ka parë tashmë të realizojë “hat-trick” e parë në MLS. Ai beson se fituesi i Kupës së Botës, Pogba, me të cilin luajti së bashku në “Old Trafford”, mund të kishte një ndikim të ngjashëm, nëse ndonjëherë vendos ta kalojë Atlantikun. 

Rooney i tha “Sky Sports”: "Ka shumë lojtarë që mund të vijnë dhe mund të jenë shumë të suksesshëm këtu. Natyrisht, lojtarët me të cilët kam luajtur, si Paul Pogba e Marcus Rashford, janë të mëdhenj. Unë e di se Paul Pogba-së i pëlqen të vijë në SHBA. Vëllai i tij është këtu, kështu që jam i sigurt se Paul do të ishte nënshkrim i madh për këdo".

Florentin Pogba është aktualisht pjesë e MLS. Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili dikur luante me St Etienne, është bashkuar me Atlanta United që nga shkurti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit