Rooney i sigurt: Anglia do të kishte fituar gjithçka me këtë trajner

13 Shtator 2019
9:38
Alfred Lleshi
back button

Wayne Rooney thotë se gjenerata e tij e yjeve anglezë do të kishte fituar më shumë në nivelin ndërkombëtar me një trajner si Pep Guardiola. Ish-ylli i “Tre Luanëve” grumbulloi 120 ndeshje me kombëtaren, ndërsa u bë golashënuesi kryesor i saj në të gjitha kohërat. Ai luajti në gjashtë turne, në nivelin e lartë me ekipin kombëtar, por nuk arriti të sjellë në shtëpi ndonjë trofe të madh. Rooney ka luajtur nën drejtimin e këtyre trajnerëve në kombëtare: Sven-Goran Eriksson, Fabio Capello dhe Roy Hodgson. 

Ai beson se Anglia mund të kishte arritur një nivel shumë më të lartë nën drejtimin e një trajneri, si aktuali i Manchester City: “Unë e shikoj Anglinë me entuziasëm dhe lumturohem kur fiton. Po të ktheheni 10 vite më parë, ju me siguri do të konstatoni se kishim grupin më të mirë të lojtarëve në futbollin botëror. Rio Ferdinand, John Terry, Ashley Cole, Steven Gerrard, Paul Scholes, Frank Lampard, David Beckham, unë, Michael Oëen. Pra, ishte një ekip yjesh. Me atë grup, nëse do të kishim një trajner si Guardiola, do të kishim fituar gjithçka. E them me siguri këtë”.

Rooney mban aktualisht rekordin për shënimin e më shumë golave tek Anglia, 53 të tillë, duke kapërcyer shifrat (49) e Sir Bobby Charlton gjatë karrierës së tij ndërkombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit