Rooney kritikon brezin e ri dhe tregon zgjidhjen: Duhet të kenë frikë nga dikush

17 Maj 2019
19:31
Denis Hakanaj
back button

Rrjetet sociale dhe futbolli, një binom që krijon shumë debate. Senatorët dhe tifozët e dashuruar me futbollin e së kaluarës kritikojnë të rinjtë që nuk arrijnë të bëjnë asgjë pa një celular në dorë. Brezi i ri, nga ana e tij, kërkon të bindë veteranët se revolucioni është i pashmangshëm. Për këtë arsye pothuajse të gjithë kanë një profil në rrjetet sociale. 

Po kush e përcakton se çfarë duhet postuar dhe kur? Askush, në teori. Megjithatë, ka disa momente ku përdorimi i rrjeteve sociale duhet të shmangen. Kur humbet një ndeshje, siç ka thënë Rooney në podcast-in e tij, është më mirë të heshtësh.  

"Ka lojtarë që humbin një ndeshje dhe më pas postojnë diçka në lidhje me linjën e veshjeve apo me parfumet e tyre. Më duket një gjë e çuditshme. Më pas, kur tifozët pyesin 'pse i poston këto gjëra?', fajësojnë gjithmonë përgjegjësitë e tyre të marketingut në vend që të marrin përgjegjësinë". 

Një thumbim për Pogba, që në momentet e shkarkimit të Jose Mourinho-s ka bërë një postim në lidhje me linjën e tij të re të veshjeve sportive? Ku i dihet. 

Ajo që është e sigurt është se Rooney e lidh këtë mungesë të marrjes së përgjegjësisë në rrjetet sociale me atë në fushën e lojës. "Përgjegjësit e marketingut punojnë për ty, edhe unë i kam, por nuk do të bënin kurrë një gjë të tillë pa dijeninë time. Drejton biznesin tënd, kështu që je përgjegjës për gjithçka".

"Problemi është se tashmë futbollistët kërkojnë gjithmonë të fajësojnë dikë tjetër për gabimet e tyre, në rrjetet sociale dhe në fushën e lojës", ka thënë sulmuesi anglez.

Një tjetër referim për United, ku gjithçka duket se është faji i trajnerëve dhe kurrë i lojtarëve ? Këtë herë Rooney ka qenë më i qartë: "Futbollistët duhet të kenë frikë nga dikush. Duhet të kenë frikë nga Solskjaer, Carrick ose dikush tjetër. Duhet t'i respektojnë, por edhe t'i kenë frikë". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit