Rooney: Ky është trajneri me të cilin duan të punojnë të gjithë

16 Korrik 2019
20:27
Telesport
back button

Sulmuesi Wayne Rooney, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild” ka pranuar se ka një simpati të veçantë për trajnerin e Liverpool, Jurgen Klopp. “Është trajneri që të gjithë duan ta kenë në ekipin e tyre”, tha Rooney, që aktualisht luan në Amerikë me DC United.

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Everton në Premier League mendon se Klopp ka një aftësi magjike për të trajnuar. “Të gjithë lojtarët e tij thonë se është argëtuese të stërvitesh nga ai. E kam takuar disa herë dhe më ka pëlqyer si person”, tha Rooney.

Kam shumë respekt për të dhe për atë që ka bërë deri më tani kudo që ka drejtuar. Jo vetëm tek Liverpool por edhe në Gjermani, kur drejtonte Borussia. Megjithatë, ai ka ende shumë vite përpara si trajner e mund të fitojë sërish shumë”, u shpreh Rooney.

Klopp dhe Rooney

Lajme të tjera

Lajmet e fundit