Rooney zbulon ëndrrën e madhe: “Dua ta realizoj brenda 10 viteve”

29 Shkurt 2024
17:27
Denis Hakanaj
back button

Derby County, DC United, Birmingham. Karriera si trajner të Wayne Rooney-t filloi në kategoritë e ulëta angleze dhe pati një periudhë të shkurtër në Amerikë, por deri më tani nuk ka nisur ende siç priste ish-sulmuesi.

Përvoja e tij e fundit, ajo në stolin e Birminghamit, ishte një fatkeqësi: 15 ndeshje me vetëm 2 fitore dhe 9 humbje. Pas më pak se tre muajsh erdhi një shkarkim vërtet i pashmangshëm.

I intervistuar nga BBC, Rooney saktësoi se nuk ishte i demoralizuar dhe se ende kishte një ëndërr:

“Qëllimi është të jem trajner në Premier League. Manchester United dhe Everton janë klubet e mia të ëndrrave, por do të jetë një proces i gjatë. Në 10 vitet e ardhshme shpresoj të kem shansin për të zënë një nga pozicionet më prestigjioze.

“Ajo që ndodhi te Birmingham ishte një pengesë, por unë jam një luftëtar dhe dua të rikthehem në fushë. Për një trajner, shkarkimi është pjesë e punës, ashtu si edhe në kohë të vështira, por ajo që ka rëndësi është të dish të rikuperosh.

“Kam pasur kohë të mendoj dhe të kuptoj se çfarë të bëj herën tjetër”, tha ai para ndeshjes së FA Cup të Nottingham Forest me ish-klubin e tij, Manchester United.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit