Rosberg: Një kampionat i reduktuar favorizon këtë pilot

4 Prill 2020
12:49
Telesport
back button

Ish-kampioni i botës në Formula 1, piloti gjerman Nico Rosberg, ka folur sot për situatën e krijuar në këtë sport për shkak të coronavirus. Deri më tani botërori nuk ka nisur ende dhe e ardhmja është ende në dilemë.

Gjasat janë që të zhvillohet një botëror i reduktuar në 14-16 gara nga 21 që ishin planifikuar. Sipas Rosberg, një kampionat i reduktuar është një mundësi e mirë për Max Verstappen me Red Bull të shpallet kampion bote.

Në një kampionat me pak gara Max mund të jetë një kampion bote. Në këtë sport fati është një faktor i rëndësishëm dhe Red Bull ka shumë shanse të rivalizojë me Hamilton dhe Mercedes. Është pilot që mund të vërë në krizë Lewis, që kërkon të barazojë rekordet e Schumacher”, tha Rosberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit