Rosberg parashikon fundin e Hamilton dhe kurorëzon kampionin e ri

16 Janar 2019
10:03
Telesport
back button

Nico Rosberg, ish-kampion i botës në Formula 1 me Mercedes, ka deklaruar sot se vitin 2019 në Formula 1 do të triumfojë Sebastian Vettel me Ferrari, duke i dhënë fund hegjemonisë 2-vjeçare të Lewis Hamilton. Për ish-pilotin gjerman, Vettel është më i aftë se Hamilton, shpenzon më shumë energji për të bërë Ferrarin një makinë fituese.

Për sa i përket dedikimit që dy pilotët vënë në funksion të punës së tyre, Vettel është më superior se Hamilton. Punon shumë me të tjerët dhe është vazhdimisht në kontakt me inxhinierët. Kjo është një cilësi që Hamilton nuk e ka”, u shpreh Rosberg.

Unë jam i sigurt se këtë sezon Vetyel do të dijë të kalojë Hamilton dhe do të fitojë titullin kampion. Makina Ferrari është rritur nga viti në vit dhe ky do të jetë sezoni ku Vettel do të kurorëzohet. Ndryshimet që kanë ndodhur te Ferrari do t’i japin mundësi atij të fitojë, duke i dhënë kështu fund dominimit të Hamilton. Edhe makina Mercedes do të jetë protagoniste, por jo si dikur”, tha Rosberg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit