Rosetti: Goli i Mbappe në Nations League ishte i rregullt, por…

15 Tetor 2021
13:05
Denis Hakanaj
back button

Goli i Mbappe në finalen e Nations League që i dhuroi fitoren Francës kundër Spanjës ka shkaktuar shumë debate. Ka qenë një gol në pozicion jashtë loje, por që ka qenë i vlefshëm nga ndërhyrja e mbrojtësit Eric Garcia dhe nga aplikimi i rregullores aktuale.

Pikërisht rregulli është kritikuar shumë dhe në lidhje me këtë ka folur presidenti i Komisionit të Arbitrave të UEFA-s, Roberto Roetti.

“Anthony Taylor ka marrë vendimin korrekt në bazë të rregullit ekzistues dhe interpretimit zyrtar të saj”, ka thënë numri një i arbitrave.

“Lojtari ka ndërhyrë në mënyrë të vullnetshme te topi dhe kundërshtari nuk ka ndërhyrë. Gjithsesi, ky rast na tregon se interpretimi aktual i rregullit duket se është në konflikt me qëllimin e vetë rregullin, që është ai që të pengojë lojtarin të përfitojë nga pozicioni i tij jashtë loje”.

Rosetti ka shtuar: “Pozicioni i UEFA-s është se ka mënyra për ta përmirësuar rregullin. Kam nisur kontaktet me kolegët e mi të FIFA-s dhe IFAB-it dhe do të diskutoj për zgjidhjet e mundshme gjatë mbledhjes së ardhshme të Panelit teknik të IFAB-it”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit