Roshi: Doja formacionin dhe golin, por vendos ai…

14 Tetor 2019
23:29
back button

Do të kishte preferuar të luante titullar, e gjithashtu i keqardhur për atë shans të humbur në limite, por Odise Roshi, protagonist i atij asist në golin e Rey Manaj, i gëzohet fitores së Shqipërisë 0-4 ndaj Moldavisë.

“Është e vërtetë që bëmë një ndeshje shumë të mirë ndaj Turqisë por u ndëshkuam në përfundim. Gjithsesi ajo mbaroi dhe sot i gëzohemi një tjetër ndeshje të mirë, ndaj Moldavisë duke fituar me rezultatin 0-4”, deklaroi Roshi.

“Mund të kishte përfunduar 0-5, dhe më vjen keq që nuk ia dola të shënoj atë gol. Gjithsesi i gëzohem fitores së ekipit. Do të ishte më mirë sikur të isha nga minuta e parë, por është trajneri ai që vendos. Në këtë rast ai vendosi të luajë me atë formacion, u futa si zëvendësues dhe bëra më të mirën, duke shërbyer edhe për Manajn”, u shpreh futbollisti i kombëtares kuqezi, Odise Roshi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit