Roshi hesht kritikët: Ishte një fitore e madhe

10 Shtator 2019
22:58
back button

Sulmuesi i Shqipërisë, Odise Roshi, ka komentuar fitoren 4-2 të marrë kundër Islandës. Në intervistën e dhënë për RTSH në përfundim të takimit, ai ka thënë:

“Gjesti i heshtjes pas golit? Gjithmonë kam thënë se synimi ynë ishte të bënim një paraqitje shumë të mirë në Francë, por u ndëshkuam dhe pas ndeshjes thashë se duhet të shihnim për”.

“Synimi ynë ishte të fitonim kundër Islandës dhe kjo ishte një ndeshje shumë e madhe dhe dua të përshëndes çunat, sepse kanë bërë një punë shumë të mirë”.

“Gjesti i heshtjes ishte për ata njerëz që kritikojnë aty ku nuk duhet, në vend që të mbështesin ekipin kombëtar. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Sa lart mund të shohim? Shumë lart. Kryeministri? Na tha se kishte besim te ne dhe se do të fitonim”.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit