Rossi debuton në garën 12-orëshe të Abu Dhabi me një Ferrari

8 Nëntor 2019
12:32
Telesport
back button

Më 14 dhjetor, piloti italian i Moto GP, Valentino Rossi, do të marrë pjesë në garën 12-orëshe që zhvillohet në Abu Dhabi, një garë me makina rally, me makinën Ferrari 488 GT3. Një makinë me ngjyrat blu e errët dhe të verdhë, ndërkohë që si gjithnjë, italiani do të garojë me nr.46.

Rossi do ta garojë këtë makinë bashkë me të vëllanë, Luca Marini si dhe me mikun e tij të ngushtë Uccio Salucci. Kjo garë do të zhvillohet pak ditë pas shkëmbimit që Rossi do të bëjë me Lewis Hamilton. Më 9 dhjetor, Rossi do të pilotojë makinën Mercedes të Formula 1dhe britaniku Yamaha-n e Moto GP. Ky “shkëmbim” mjetesh do të bëhet në pistën Ricardo Tormo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit