Rossi: E adhuroj këtë pistë, këtu nis rikthimi im si kampion

23 Gusht 2019
11:53
Telesport
back button

Valentino Rossi beson se gara e radhës e botërorit të Moto GP, në pistën e Silverstone, do të jetë sërish positive për të dhe motorin Yamaha. Në garën e fundit në Austri, piloti italian u rendit në vendin e katërt.

Në dy garat e fundit motori ka qenë ndryshe, më i shpejtë dhe i fuqishëm. Kemi punuar mirë për të bërë ndryshimet e duhura. Fakti që në Austri, një pistë e keqe për Yamaha, ne u paraqitëm mirë, është sinjal inkurajues”, tha Rossi.

Gara e radhës në Silverstone. “Ne synojmë që këtë ritëm të kemi edhe në Angli, një pistë fantastike për mua, të cilën e adhuroj. Pistë e gjerë, teknike, e shpejtë dhe këtë vit me një asfalt të ri”, tha Rossi.

Mezi pres ta provoj. Nëse paraqitemi mirë edhe këtu, atëherë për mua dhe Yamaha do të jetë një start i ri. Shpresoj gjithashtu që kushtet e motit të jenë të mira (vjet u anullua gara prej shiut). Kjo është një pistë që do të testojë realisht pretendimet tona”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit