“Rossi është ujk i vjetër, i druhem më shumë atij se Dovizioso”

25 Qershor 2019
13:58
Telesport
back button

Marc Marquez, kryesuesi i botërorit të Moto GP, beson se Valentino Rossi do të jetë rivali më i fortë për titullin kampion këtë sezon. Pavarësisht se italiani i ka mbyllur dy garat e fundit pa asnjë pikë, spanjolli i trembet përvojës së Rossit, që e quan një “ujk të vjetër”.

Gara e radhës është në pistën holandeze të Assen, ku Marquez parashikon një triumf të Rossit. “Në këtë pistë ai gjithnjë “fluturon” dhe paraqitet mirë. Unë besoj se Rossi do të duelojë, pse jo do të fitojë në Assen. Për mua dhe të gjithë të tjerët do të jetë e vështirë të fitojmë këtu”, tha Marquez.

E njoh mirë Rossin, nuk heq dorë kollaj. Këtu ai ka fitoren e fundit dhe e njeh mirë pistën. Si ujk i vjetër që është do të nxjerrë nga cilindri ndonjë sekret. Është kandidat për titullin, ndoshta më shumë se sa Dovizioso, ndaj duhet mbajtur gjithnjë nën kontroll”, u shpreh Marquez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit