Rossi: Kam gjetur femrën e duhur për fëmijët e mi

17 Gusht 2019
17:28
Telesport
back button

Më në fund Valentino Rossi ka vendosur të bëhet baba. Në një intervistë për RAI, piloti italian u shpreh se marrëdhënia me modelen Francesca Sofia Novello është shumë solide dhe se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij.

Të kem fëmijë? Sigurisht, por më duhet ende edhe pak kohë për të bashkërenditur jetën e pilotit me atë të babait. Gjithsesi, për të bërë fëmijë duhet të kesh pranë edhe femrën e duhur dhe unë e kam gjetur atë”, tha Rossi.

Piloti italian u shpreh se me politikën nuk ka një marrëdhënie të mirë. “Kam nisur ta ndjek 10 vitet e fundit për të kuptuar se çfarë ndodh, por nuk kam votuar kurrë. Tifozët? Pas 25 vitesh karrierë ata janë thesari më i çmuar që kam. Ata vijnë në çdo garë për mua dhe më emocionojnë. Deri sa të vdes, ata janë gjëja që do të mbesë përjetë brenda meje”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit