Rossi: Kur mendoj tërheqjen nga garat më pushtojnë ankthet

12 Tetor 2021
9:58
Telesport
back button

Piloti italian i garave të MotoGP, legjenda Valentino Rossi, do të tërhiqet nga garat në fund të këtij sezoni. Për 42-vjeçarin kanë mbetur edhe 3 gara në fund të karrierës së tij, një në Itali, një në Portugali e gara e fundit në Spanjë.

Duke folur për fundin e karrierës, Rossi shprehet: “Kam hyrë në ankth sa verë që mendoj për garën e fundit në Valencia. Mendoj se nuk jam përgatitur për momentin kur do të tërhiqem dhe nuk do të jem më një pilot i MotoGP”.

Kur deklarova tërheqjen nuk kisha kaq shumë emocione sa tani që afrohet fundi. Po kuptoj se jeta ime do të ndryshojë. Ka mbi 10 vjet që flasin për tërheqjen time, por nuk e besoja këtë gjë dhe nuk shqetësohesha”, u shpreh Rossi për DAZN.

“E di që lamtumira nuk ka për të qenë e lehtë për mua, por mendoj se do të jetë një moment i bukur, pavarësisht lotëve dhe emocioneve. Në Spanjë më kanë dashur dhe do të jetë një garë e bukur”, u shpreh Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit