Rossi s’njeh limite: Në Austri dua diçka më shumë se podiumi

13 Gusht 2020
9:51
Telesport
back button

Piloti italian Valentino Rossi shprehet se në garën e radhës së Moto GP, atë që zhvillohet në Austri, në pistën e Spielberg, synon podiumin. Madje ai ëndërron fitoren, që i mungon prej shumë kohësh.

Atmosfera në Austri do të jetë ndryshe nga garat e mëparshme, pasi temperaturat do të jenë më të ulta nga ato që hasëm në Spanjë dhe Çeki. Kjo ka avantazhet dhe disavantazhet e saj, por e rëndësishme është të jemi kompetitivë”, tha Rossi.

Këtë sezon, legjenda e Moto GP ka regjistruar një vend të tretë në garën e dytë sezonale dhe deri më tani ka grumbulluar 27 pikë, duke u pozicionuar në vendin e 7-të në renditjen e përgjithshme (kryeson Quartararo me 59 pikë).

Sezoni është ende i gjatë dhe mund të ketë shumë surpriza. Vjet në Austri u paraqita mirë, jo larg nga podiumi. Ndaj synoj podiumin në këtë garë, pse jo edhe më shumë. Gjithsesi, çdo garë ka historinë e saj”, tha Rossi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit