Roveshiata nga pishina që u “vuri flakën” rrjeteve sociale (video)

18 Janar 2019
15:21
Alfred Lleshi
back button

Kjo video po shpërndahet si “zjarri në kashtë” përmes rrjeteve sociale. Topi i futbollit ekzekutohet me përsosmëri, fuqi dhe objektiv të saktë, duke goditur kokën e atij që e pasoi. Dhe të mendosh se goditja e topit bëhet në kushtet e një pishine me ujë deri te gjunjët.

Por jo vetëm kaq. Veprimi spektakolar bëhet nga një njeri që i kalon 100 kg, me një roveshiatë, që të kujton golin e Cristiano Ronaldos ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, sezonin e shkuar, kjo video ka gjithçka për t’u bërë “virale” në mediat sociale. Me siguri, pas kilogramëve të tepërt të këtij njeriu fshihet talenti për futbollin në rininë e vet. Në mos ka qenë futbollist…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit