Rrahmani beson te mrekullia dhe paralajmëron kundërshtarët: “Ai është shumë i rrezikshëm”

18 Gusht 2022
16:40
Denis Hakanaj
back button

Kush përjashton Napoli-n nga lufta për titull bën një gabim të madh. Është i bindur për këtë qendërmbrojtësi Amir Rrahmani, i cili ka folur për këtë në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

Rrahmani e ka nisur nga shanset e Napoli-t për të qenë në vendet e para të renditjes: “Titulli? Është si vitin e kaluar, duhet t’i marrin ndeshje me radhë. Shpresojmë se në fund mund të qëndrojmë ende përpara dhe të luftojmë për titullin.

Ka një mbrojtje që duhet regjistruar me të sapoardhurin, koreano-jugorin Kim, në krah: “Me Kim Min-Jae po flasim dhe po përpiqemi për të rregulluar atë që kërkon trajneri. Në Turqi ka luajtur një futboll tjetër, duhet të mësohet me futbollin tonë, tani për tani po bëjmë mirë”.

Është shumë e rëndësishme një nisje e mirë e kampionatit, edhe për moralin:  “Ishte e rëndësishme ta nisim mirë sezonin, pas kësaj gjithçka bëhet më e lehtë. Duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje dhe ta përfundojmë sezonin në mënyrën e duhur.

“Me trajnerin, për shembull, kemi analizuar dy golat e pësuar në Verona dhe e dimë se mund të kishim bërë më mirë. Ne duhet të bëjmë më pak gabime dhe të ndihmojmë shokët e ekipit”.

Napoli ka realizuar edhe tre goditje të tjera: Simeone, Raspadori dhe Ndombele:  “Ata që janë larguar ishin lojtarë të rëndësishëm, ata që duhet t’i zëvendësojnë duhet të bëjnë mirë. Të ardhurit tashmë po e bëjnë këtë dhe jam i sigurt se do ta bëjnë shumë mirë.

“Kvara? Shpresojmë që ai të jetë një kampion i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të qenë i fortë. Është shumë i rrezikshëm”.

Ndeshja e radhës është kundër Monza-s, që nuk duhet nënvlerësuar: “Ka kaluar shumë kohë nga ndeshje e fundit në shtëpi, shpresojmë të bëjmë mirë dhe të marrim fitoren”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit