Rrahu vartësin e vet, arrestohet presidenti i FFK-së, Agim Ademi

17 Mars 2022
8:33
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Agim Ademi, sipas mediave në Prishtinë, është arrestuar nga policia. Prokurori që vendosi për arrestimin e tij është Besart Mustafa. Kreu i futbollit kosovar është arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Govori. Atij i është caktuar 48 orë ndalimi policer, derisa të dalë para gjykatës.

Dje, Agim Ademi e mohoi sulmin fizik ndaj vartësit të tij në FFK, duke thënë se ishte vetëm një debat. Pak më vonë, edhe FFK-ja doli me komunikatë zyrtare duke theksuar se pati vetëm debat mes Ademit dhe Govorit, duke e mohuar një sulm fizik. Sidoqoftë, ndryshe mendon Artan Govori.

Sipas Policisë, në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është inicuar si “sulm fizik”: “Në koordinim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

I dhunuari theksoi se ishte një sulm i vogël, por i cili është dashur të denoncohet në polici: “Nuk ka qenë sulm i madh. Rrahje nuk ka pasur. Nuk jam tip arrogant që mundem me u rrah me dikë. Me thënë të drejtën nuk ka qenë sulm i madh.

Ka qenë një sulm i vogël, por prapë është sulm që duhet me e denoncu në polici. Ishte sulm fizik. Duart në fyt m’i ka futur, syrin ma ka lënduar pak. Ka dashtë me ma kapë faqen në atë mënyrën shumë të egër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit