Rrëfehet Ancelotti: U eliminuam nga dy fitues të mundshëm të Champions-it!

19 Janar 2019
11:02
Alfred Lleshi
back button

Sezoni i Napolit mund të konsiderohet pozitiv, të paktën deri në këtë pike. Eliminimi nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve nuk ka ndikuar në rrugën e rritjes së “azzurri”, të udhëhequr nga një emër i madh si Carlo Ancelotti. 

Ky i fundit u bë menjëherë një nga idhujt e padiskutueshëm, për pasionin dhe qiltërsinë me lojtarët dhe tifozët, të cilat gjithmonë kanë qenë atribute të një profesionististi, që ka fituar pothuajse çdo gjë në Itali dhe Europë.

I intervistuar nga “Corriere dello Sport”, Ancelotti ka pranuar hidhërimin europian në Champions, teksa nuk ia doli të kualifikohej dot në një grup ku bënin pjesë PSG dhe Liverpool. Tashmë, është sy dhe veshë nga Serie A.

"Në grupin tonë ka pasur dy fitues të mundshëm, PSG dhe Liverpool. Ne kemi qenë duke luftuar deri në fund, por nuk ia dolëm. Tashmë jemi të fokusuar në kampionat, do të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Pastaj, nëse triumfon Juventusi, ky nuk do të ishte një lajm i madh”. 

Merkato e dimrit në hyrje e “blues” ende nuk ka regjistruar ndonjë emër. Megjithatë, disa dëshira mbeten në pritje për trajnerin Ancelotti: "Lobotka e kemi trajtuar si mundësi verën e kaluar, kur rrezikuam humbjen e Fabian Ruiz për shkak të klauzolës. Barela është i fortë, Lozano më pëlqen jashtëzakonisht, por tani e mbaj mendjen vetëm tek ekipi që kam në dispozicion. Kemi një ekip të madh".

Me presidentin De Laurentiis gjërat po “lulëzojnë”. Marrëdhënia mes tyre është e drejtpërdrejtë dhe e hapur: "Si merremi vesh ne të dy? Duke u takuar dhe folur, dy herë në javë, zakonisht. Presidenti ynë është i drejtpëdrejtë, dëshiron të dijë, ndaj bën shumë pyetje. Një moment i thashë: Në qoftë se një ditë drejton trajnimin e skuadrës, unë do të shkruaja diçka për një film, ku te merrnin pjesë De Niro, Ryan Gosling, Di Caprio, Bradley Cooper, Chris Payne dhe miku ynë, Zoe Saldana".

Në këtë intervistë, trajneri i njohur italian pati hapësirë për të kujtuar ndonjë ish-lojtar të veçantë: "Seedorf te Milani. Clarenc luajti shumë me mua trajner, por çdo herë që e kam zëvendësuar, ditën tjetër që do të paraqitej për të kërkuar një shpjegim: Pse më zëvendësuat? Pse mua përsëri? Natyrisht, situate të tilla ishin miqësore dhe shumë shpesh kanë përfunduar me një të qeshur".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit