Rrëfehet Armstrong: Ja kur përdora për herë të parë doping

15 Korrik 2019
11:40
Telesport
back button

Pak kohë më parë, çiklisti amerikan Lance Armstrong deklaroi se nuk do ta ndërronte me asgjë karrierën e tij. Jo vetëm kaq, por ai pranoi se edhe sikur të kthehej pas në kohë, do të prëdorte sërish doping. 7 herë fituesi i Turit të Francës, tituj që më pas iu hoqën pas skandalit doping, ka zbuluar sot momentet e para të dopingut.

Kontakti im i parë me dopingun ka ndodhur në vitin 1991, në Itali, por pa dijeninë time. Doja të fitoja një garë me atapa që zhvillohej aty. Nëse nuk gaboj, kam përdorur kortizon edhe pse asokohe nuk e dija fare nëse ishte produkt i ndaluar apo jo. Ndërsa hera e parë që kam marrë vullnetarisht një substancë të ndaluara ka qenë viti 1993”, thotë Armstrong.

Isha unë ai që mora vendimin për doping. Nuk doja të kthehesha në shtëpi duarbosh. Doja të garoja në Europa dhe e dija që të dueloja vetëm me grushte nuk do të mjaftonte, duhej të dueloja me “thika” për të fituar. Më pas në skenë dolën “pistoletat” dhe unë shkova në një dyqan për t’i blerë ato. Bëra atë që ishte e nevojshme për të fituar”, tha Armstrong.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit