Rrëfehet beniamini i Partizanit: “E ndjej titullin, Dinamo na e rrëmbeu në ndeshjen e fundit!”

17 Maj 2019
12:19
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri dhe kapiteni Alban Hoxha nuk do të luajë ndaj Teutës. Portieri i dytë, Dashamir Xhika, do të jetë nga minuta e parë, prandaj ishte i përgjedhur për të folur para medieve para takimit me durrsakët. Ai rrëfen emocionet e titullit kampion, por dhe vlerëson Teutën. 

E ardhmja – “Tre ndeshje nuk janë të barabarta me gjashtë vite. Nuk vendosin këto ndeshje të ardhmen time. Shpresoj të bëj ndeshje të mirë. Jemi munduar të bëj më mirën për aq sa kam luajtur”.

Titulli –  “Edhe po të mos luaj farë e ndjej titullin, pasi unë jam rritur te ky klub. Për 11 vite ndryshon njeriu, jo vetëm skuadra. Atëherë na e mori Dinamo dhe ia dolëm ta kthejmë Partizanin ku e meritoi. Ka pasur shumë ndryshime. Atëherë kishte shumë probleme dhe ju e dini. Ka 6 vite që jemi aty lart, në vend të dytë, të tretë. Do vinte dita që ta fitonim titullin”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit