Rrëfehet blerja e vetme e Tottenham: Ky njeri ma mbushi mendjen të firmos

7 Korrik 2019
16:01
Telesport
back button

Tanguy Ndombele ka hyrë në historinë e Tottenham, si blerja e parë e skuadrës nën-kampione të Europës pas 517 ditësh agjërim (gati dy vite pa bërë asnjë blerje në merkato). 22-vjeçari u transferua nga Lyon për vlerën e 70 milionë eurove.

Francezi, në një intervistë për “Sky Sports” ka rrëfyer arsyen se përse vendosi të transferohet në Premier League. “Tottenham ka një nga trajnerët më të mirë në botë. Fakti që Pochettino të kërkon në ekipin e tij të shton dëshirën për të punuar me atë”, tha Ndombele.

Është Pochettino arsyeja që unë vendosa të vij tek Tottenham. Është e vështirë ta përshkruash, por ai di se si të prekë zemrat e njerëzve, të lërë gjurmë tek ata. Ai më pa në sy dhe më tha: Eja me mua, jam i sigurtë se do të bësh një progres të jashtëzakonshëm”, u shpreh mesfushori francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit