Portieri i PSG dhe kombëtares italiani Gianluigi Donnarumma, në një intervistë për “Sport Mediaset” ka rrëfyer jetën e tij në fushë e jashtë saj.
Si e përballoni faktin që jeni ende i ri, por tashmë keni kaq shumë përvojë në botën e futbollit?
Është e vërtetë, kam luajtur shumë ndeshje dhe jam ende i ri. Jam 24 vjeç, por ndihem gjithnjë e më i pjekur. Patjetër që duhet të rritem, por e jetoj shumë qetë. Dua të vazhdoj rrugën time dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.
A e ka një 24-vjeçar forcën mendore për të përballuar dhe kapërcyer kritikat?
Nuk është e lehtë, por duhet të distancohesh nga gjithçka. Ne jemi njerëz, është normale të lexosh gjëra edhe në rrjetet sociale, por është thelbësore të distancohesh dhe të punosh shumë. Disa gabime ndodhin dhe të tjera do të ndodhin sepse ne nuk jemi robotë, por gjëja e rëndësishme është të punosh shumë dhe të ecësh përpara për ekipin tënd.
A ju mungon ndonjëherë të jetoni si çdo 24-vjeçar tjetër?
Ndonjëherë po, por le të themi që kam zgjedhur të bëj këtë punë dhe për këtë arsye nuk e vuaj shumë. Jam shumë i lumtur që shkoj në stërvitje, të luaj të dielave dhe të kem këtë presion sepse është pozitive. Shpresoj që shumë fëmijë që kanë filluar të luajnë mund të arrijnë një nivel të caktuar për të ndier presionin që ndiejmë edhe në ndeshje të mëdha. Është bukuria e futbollit dhe më pëlqen shumë.
A ka ende Donnarumma një ëndërr të parealizuar?
Shpresoj të fitoj sa më shumë, si me klubin ashtu edhe me kombëtaren. Ëndrra ime do të ishte të fitoja Champions League dhe Kupën e Botës me Italinë. Shpresoj ta bëj një ditë, do të jap gjithçka. Kjo do të ishte më e mira.
A mendon për Topin e Artë?
Nuk është e lehtë, unë kam fituar tashmë çmimin Yashin dhe ishte tepër e kënaqshme. Topi i Artë nuk është i lehtë, por është bukur të ëndërrosh: Do të jap gjithçka dhe kush e di.
A ëndërroni të shënoni një gol në Champions League si Provedel?
Kunati më shkroi një ditë tjetër se do të ishte ëndrra e tij të më shihte të shënoja. Shpresoj se mund të ndodhë edhe nëse do të thotë se po humbasim. Shpresoj të fitoj së pari.
Si është të jesh idhulli i portierëve më të rinj?
Shpresoj të jap një shembull si brenda dhe jashtë fushës. Shpresoj se mund ta bëj këtë me sjelljen time. Jam krenar që jam shembull për shumë njerëz.
Si është jeta në Paris?
Parisi është i bukur. Në fillim ishte pak e vështirë sepse u largova nga zona ime e rehatisë. Unë kam qenë gjithmonë në Milano, jam rritur atje dhe ishte e vështirë të largohesha nga ai ekip, por tani gjërat janë shumë më mirë. Jam duke u qetësuar në, po mësoj gjuhën, kam miq dhe po shkon mirë.