Rrëfehet Dybala: Lotët, goli më i bukur, idhujt, karriera dhe Juventusi

22 Mars 2019
17:01
Telesport
back button

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, në një intervistë për mediat e vendit të tij, ka folur gjatë për karrierën e tij. Që në hapat e para e deri më sot, kur luan me Juventusin, kampionët e Italisë.

Fëmijëria – Kam qenë 3 vjeç kur kam luajtur për herë të parë futboll, me vëllezërit e mi dhe më pas u regjistrova në një shkollë futbolli. Në fushat pranë shtëpisë time kam shënuar golat e parë”.

Goli më i rëndësishëm –Kur isha 12 vjeç dhe luaja me skuadrën lokale me miqtë e mi. Në atë ndeshje realizova 4 gola. Goli i katërt barazoi shifrat dhe e realizova nga një goditje dënimi në trekëndësh”.

Lotët e parë –Kam qarë shpesh, sa herë humbisja një ndeshje, por kurrë para shokëve të skuadrës time, deri kur isha 10 vjeç. Ia tregoja gjithçka babait im dhe shpesh qaja. Urreja të humbisja ashtu si edhe sot. Por kur u rrita nuk kam qarë më, si për skuadrat e mia ashtu dhe për kombëtaren”.

Karriera – Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të kisha këtë karrierë. Kur isha i vogël luaja për t’u argëtuar dhe donim të bëheshim si Ronaldo apo Ronaldinho, por nuk kam thënë kurrë se sot do të jap maksimumin për t’u bërë nesër dikush. Nuk kam për ta harruar kurrë debutimin tim, me ekipin Instituti i Cordoba, në ndeshjen ndaj Huracan. Fituam 2-0. Isha 17 vjeç dhe shumë i tensionuar. E gjithë familja ime ishte aty. Nuk ishte e lehtë, por shokët e ekipit e trajneri më ndihmuan”.

Juventusi –Kur firmosa për Juven ishte një ditë e veçantë për mua. Isha me pushime me vëllanë dhe disa miq. Isha në plazh kur më erdhi kontrata. U ktheva në hotel, firmosa dhe më pas shkova sërish në plazh. Tifozët e Juves nisën të thonë për herë të parë emrin tim pas 2 golave që i shënova Barcelonës. I thashë vetes “shiko se çfarë ke bërë, tani vazhdo kështu”. Kam punuar shumë për të fituar dashurinë e juventinëve. Dua që ata ta shohin sakrificën që kam bërë, ndaj përpiqem të bëj gjithnjë më të mirën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit